75 Mall Live Search
11:34 / E Enjte, 13 Prill 2023 / k.v

Aeroplanët që fluturojnë nga Kosova do të shfrytëzojnë hapësirën ajrore te Malit të Zi, nesër nënshkruhet marrëveshja

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë ditës së premte do të qëndroi në Kosovë ku do të zhvilloi takime të shumta me krerët e institucioneve në vend.

Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, Dritan Abazoviq me homologun e tij kosovar Albin Kurti do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

/IndeksOnline/