19:12 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aeroplanët ushtarakë të spiunazhit të Rusisë rrëzohen në pikë të ditës!

Rusia edhe njëherë ka dëshmuar se është një “ari prej letre”. Sot, sipas një deklarate të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, një avion MiG-31 u rrëzua në rajonin Nizhny Novgorod, transmeton Indeksonline.

“Më 19 shtator, rreth orës 03:30 të kohës së Moskës, një avion luftarak MiG-31 i Qendrës së Trajnimit të Stafit të Aviacionit u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar në një nga aeroportet ushtarake në rajonin Nizhny Novgorod, të dy pilotët me sukses kanë shpëtuar”, tha Ministria në një deklaratë.

Të dhënat paraprake tregojnë se një gabim teknik kishte shkaktuar rrëzimin e avionit luftarak MiG-31, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

“Fluturimi është kryer pa municion, avioni ka rënë në një vend të shkretuar, nuk ka shkatërrime në tokë, sipas të dhënave paraprake, shkaku i aksidentit ishte një mosfunksionim teknik”, tha Ministria e Mbrojtjes./Indeksonline/