11:41 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / B O

Aeroplani amerikan detyrohet të bëj ulje emergjente në Zurich, kjo është arsyeja

Fluturimi AA334 i American Airlines në destinacion nga Nju Jorku në Athinë bëri një ulje të paplanifikuar në aeroportin e Cyrihut.

Pas aterimit, oficerët e policisë kanë hyrë në Boeing 777-223, shkruan Indeksonline.

Piloti i avionit raportoi një të ashtuquajtur “pasagjer të padisiplinuar” dhe vendosi të ndalet në Cyrih për arsye sigurie. Pasagjeri u shoqërua nga avioni në polici.

“Megjithatë, nuk kishte asnjë rrezik për njerëzit,” tha Renner. zëdhënës i policisë./Indeksonline/