12:01 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Aeroplani bën ulje emergjente në autostradë, godet veturën

Një rast i rrallë është regjistruar të mërkurën në Minessota.

Piloti i një aeroplani të vogël u detyrua të bënte ulje emergjente në një autostradë të Minessotas.

Piloti u identifikua si 52-vjeçari Craig Gifford, një banor i Minneapolisit dhe pilot aerobatik, shkruan Indeksonline.

Aeronautikët kanë komplimentuar aftësinë e tij për këtë ulje emergjente të rrezikshme, por të jashtëzakonshme sa i përket përfundimit.

Një veturë është goditur nga aeroplani, por që gjithçka ka përfunduar vetëm me dëme materiale./Indeksonline/