18:13 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aeroplani del nga pista, tetë të lënduar

Një aeroplan ushtarak ka rrëshqitur nga pista pas aterrimit në aeroportin e Algjerit Biskra, me ç’rast janë lënduar tetë anëtarë të ekuipazhit, transmetojnë mediat algjeriane.

Detajet e aksidentit që ka ndodhur në aeroportin 450 kilometra larg kryeqytetit Algjer, nuk janë bërë të ditura, transmeton AP, duke shtuar se mediat lokale njoftojnë se bëhet fjalë për aeroplanin transportues ushtarak Hercules C-130.

Në aksidentin e aeroplanit transportues ushtarak algjerian në prill, jo shumë kohë pas nisjes te baza ushtarake Bufarik, humbën jetën 257 persona, shumica ushtarë dhe anëtarë të familjeve të tyre.