08:51 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aeroplani i aktores së njohur detyrohet të bëjë ulje emergjente

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston ishte duke shkuar në Meksikë me miqtë e saj për të festuar ditëlindjen e saj të 50-të.

Por plani nuk shkoi siç e mendoi aktorja. Pasi që aeroplani i aktores u detyra të bënte ulje emergjente pasi humbi një gomë, transmeton Indeksonline.

Aeroplani bëri ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Kalifornisë.

Ai u nis pas disa ore pasi që duhej të harxhonte të gjithë karburantet pasi që ishte rrezik të nisej me rezervar të mbushur plot.

Aniston u desh të ndërronte aeroplan të për shkuar në Meksikë. Sipas raportimeve të gjithë pasagjerët ishin në disponim të mirë./Indeksonline/