75 Mall Live Search
22:13 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / F.R

Aeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një aeroplan i kompanisë AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, ka dalë nga rruga e taksimit menjëherë pas uljes në Aeroportin Sabiha Gökçen.

Sipas informacioneve zyrtare, aeroplani është ndalur në skajin e pistës, ndërsa të gjithë pasagjerët janë evakuuar të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e rrëshqitësve emergjentë, shkruan IndeksOnline.

Ambasada ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar më pas procedurat e largimit nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre.

Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një ulje të rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Stamboll.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi u bën thirrje qytetarëve kosovarë që, në rast nevoje, të kontaktojnë për asistencë.