75 Mall Live Search
13:54 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Aeroplani i Merkel-it goditet nga një furgon

Aeroplani qeveritar i kancelares gjermane, Angela Merkel  është goditur nga nja furgon.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se personi që goditi aeroplanin në aeroportin e Dortmuntit ishte një simpatizant që ka kërcyer për të realizuar një fotografi, por ka harruar të ngrejë frenin e dorës dhe vetura ka lëvizur ngadalë tek  pjesa e përparme e aeroplanit.

Tutje u theksua se shoferi i këtij furgoni ishte një punonjës i aeroportit, transmeton Indeksonline.

Forcat ajrore gjermane konfirmuan në Twitter se Merkel u kthye në Berlin me helikopter gjatë të hënës pasi avioni i saj ishte dëmtuar nga makina në fjalë, por duke mos dhënë detaje shtesë./Indeksonline/