Aeroplani i vogël bën ulje urgjente në fushën e golfit, lojtari shpëton për pak (Pamje)

Ulje emergjente në një fushë golfi në Sacramento, SHBA, bëri një avion i vogël dhe kamerat e sigurisë regjistruan incidentin.
Sipas NBC, Piper PA-28 me një motor të vetëm pësoi një problem mekanik menjëherë pas ngritjes nga aeroporti McClellan, duke bërë që ai të bjerë.
Gjatë uljes së detyruar, avioni për pak ka goditur një lojtar golfi, i cili ka shpëtuar në momentin e fundit.