75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / OSH

Aeroplani me plot pasagjerë ateron në një plazh (Pamje)

Një aeroplan pasagjerësh Fokker 50 përfundoi në bregdetin e Mogadishut pasi rrëshqiti nga pista gjatë uljes.

Aeroplani pati probleme teknike menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Aden Adde në Mogadishu me një fluturim për në Galkayo.

Pamjet janë publikuar në mediat sociale që tregojnë pasagjerët duke dalë nga avioni.

Aktualisht nuk ka informacione për numrin e të lënduarve, raportojnë mediat afrikane./Indeksonline/