75 Mall Live Search
11:28 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aeroplani përfundon me “kokë poshtë”, ngatërrohet për telat e energjisë elektrike

Një pilot u largua i palënduar pasi një aeroplan u përplasë në linjat e energjisë elektrike në Louisville Township, Minnessota, të shtunën, ka thënë policia.

Sipas mediave amerikane, aeroplani i vogël me sa duket u përplas me linjat e energjisë, u ngatërrua dhe u kthye me kokë poshtë, sipas hetimit fillestar, tha zyra e Sherifit Scott County.

Pas marrjes së lajmit nga policia, linja e energjisë u çaktivizua dhe piloti, 65 vjeçari, banor i Shakopee, Thomas Koskovich, u largua na aeroplani.

Siç bëhet e ditur tutje, Koskovich, i vetmi person në bord, nuk u lëndua.