12:21 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një aeroplan përplaset në një zonë të banuar, një i vdekur,7 shtëpi të shkrumbuara

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një lagje të New Jerseyt la të vdekur pilotin, ndërsa ka shkaktuar panik në një zonë të banuar. Dy shtëpi u dogjën totalisht pasi aeroplani ra sipër tyre, duke ua vënë flakën.

Zyrtarët thonë se aeroplani po fluturonte shumë ulët me zonën e banuar. Për fatin e banorëve të dy shtëpive asnjë person nuk ndodhej brenda , por flakët u përhapën shpejt në një shtëpi aty pranë, ku ishte një grua brenda.

Ajo shpëtoi pa lëndime, por shtëpia iu shkrumbua totalisht. Mediat vendase bëjnë me dije se avioni i drejtuar nga piloti, Michael Schloss, i cili vdiq menjëherë u përplas në bodrumin e shtëpisë.