75 Mall Live Search
16:14 / E Diele, 12 Tetor 2025 / SH

Aeroplani që barte lojtarët e Nigerisë u detyrua të bëjë ulje emergjente

Aeroplani që barte lojtarët e Nigerisë i detyrua të bëjë ulje emergjente menjëherë pas ngritjes nga Luanda e Angolës.

Avioni çarter i ValueJet Airline që transportonte delegacionin e Super Eagles nga Polokëane e Afrikës së Jugut kishte problem me karburant dhe u detyrua të ateronte.

“Po punojnë me zell për të marrë lejet e nevojshme të fluturimit dhe uljes që një aeroplan tjetër të ngrihet nga Lagosi, të marrë delegacionin në Luanda dhe t’i transportojë ata në Uyo” thuhet në njoftimin e Federatës Nigeriane./Indeksonline/