Aeroplani që po fluturonte për në Zvicër detyrohet të bënte ulje emergjente, shkak tymi në kabinë

Avioni u ngrit nga Bukureshti të hënën në orën 16:35 dhe kishte si destinacion Cyrihun.
Por aeroplani duhej të bënte një ulje të paplanifikuar në Graz. Në avion u shfaq papritur tym në kabinë.
Pasagjerët duhej të mbulonin gojën me leckë pasi që s’u lejua vendosja e maskave të oksigjenit, ngase oksigjeni mund ta përkeqësonte situatën në rast zjarri.
Sipas Swiss, në bord ndodheshin 74 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Aktualisht konfirmohet se 10 pasagjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore./Indeksonline/
A Swiss Airbus A220-300 aircraft from Bucharest to Zurich made an emergency landing in Graz owing to Engine issues and smoke detection in both cockpit and cabin on Monday.
— FL360aero (@fl360aero) December 23, 2024
All the 74 passengers were evacuated, but 10 of them and 5 crew members were given medical attention as… pic.twitter.com/Z82QhhkFWq