75 Mall Live Search
16:26 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aeroplani ulet në tokë në mënyrë urgjente, një pasagjerë bërtet se është infektuar me ‘Koronavirus’

Një muzikant amator tha se mendoi se do të ishte publicitet i mirë për ta filmuar veten duke bërtitur se kishte ‘Koronavirus’ në një aeroplan që transportonte 243 pasagjerë.

Fluturimi nga Toronto drejt Xhamajkës u detyrua të kthehej prapa dhe të bënte një ulje emergjente pasi James Potok, 28 vjeç tha: A mund ta kem vëmendje të gjithëve, ju lutem. Sapo u ktheva nga provinca Hunan, kryeqytetit i koronavirusit. Nuk po ndihem mirë, faleminderit.

Ai më vonë tha “ishte thjeshtë shaka” dhe se ai kishte shpresuar të dilte viral në Instagram me këtë shaka, e cila pa se po shoqërohej nga avioni në një maskë dhe doreza që stafi i linjës ajrore e bëri atë t’i vishte, transmeton Indeksonline.

Potok u arrestua dhe u akuzua për sjellje të keqe pasi avioni WestJet u detyrua të kthehej prapa dhe një fluturim i dytë u anulua poashtu.

Muzikanti aspirues, i cili e quan veten ‘Potok Philipe’ dhe ka më shumë se 30 mijë ndjekës në Instagram i tha ‘City News’ se do të ishte diçka tjetër nëse do të thoshte ‘hej kam një bombë me vete apo një armë, për mua ishte thjeshtë shaka’.

Ai tha se ishte tronditur kur askush nuk qeshi dhe tha se brenda 15 minutave stafi i ekuipazhit të kabinës ishin të veshur me maska dhe e futën në një maskë me doreza gjithashtu./Indeskonline/