75 Mall Live Search
15:45 / E Martë, 04 Korrik 2023 / mp

Aeroporti pret të thyej rekord pritjesh të udhëtarëve, Zvicra prinë me ardhje, po rriten edhe zonat e Check In-it

Vendimi për heqjen e vizave, ka gëzuar tej mase kosovarët, që për vite të tëra kanë pritur për to para ambasadave. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, tashmë është duke i bërë përgatitjet e duhura që me fillimin e vitit të ardhshëm, të jetë i gatshëm me të gjitha kapacitetet infrastrukturore.

Aeroporti i Prishtinës është vendi ku ndahen e bashkohen shumë familje kosovare. Nga fillimi i vitit e deri sot kanë frekuentuar 1.5 milionë udhëtar. Teksa pritjet e zyrtarëve të aeroportit janë që këtë vit të presin më shumë se 4 milionë pasagjer.

Valentina Gara zyrtare për media në ANP, ka treguar se për çdo vit ANP është duke u zgjeruar, pasi është rritur edhe numri i udhëtarëve.

“Vetëm gjashtë mujorin e parë kemi diku 1.5 udhëtar të proceduar përmes aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për momentin kemi kapacitete të mjaftueshme deri në 4 milionë udhëtar pothuajse. Vitin e kaluar kemi pothuajse 3 milionë udhëtar,ndërsa këtë vit presim që ta tejkalojmë këtë numër.  Ndërkaq me zgjerimin e terminalit do të kemi kapacitete deri më 5 milionë udhëtar”, tha Gara në një intervistë për “IndeksOnline”.

Sipas saj numri më i madh i udhëtarëve vinë si zakonisht nga shtet evropiane si Zvicra pasohet nga Gjermania, Austria dhe vende të tjera. Sa i përket kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Gara ka thënë se ANP ka kapacitete të duhura , si në infrastrukturës po ashtu edhe ato me burime njerëzore. Ajo beson që të gjitha operimet do të kryhen me kohë.

“Do ta zgjerojmë rreth 1 mijë e 260 metra përafërsisht, po ashtu kemi filluar të shtojmë edhe urat lidhëse të terminalit me aeroplan, nga 8 ura do ti shtojmë edhe 4 të tjera. Prandaj do të jemi të gatshëm të presim numrin e udhëtarëve”, tha Gara.

Ajo ka treguar se aktualisht me intensitet të lartë janë duke punuar në digjitalizimin e check-in që bëhet nga vetë udhëtarë, pa pasur nevojë për agjentë të check-init.

Ndërsa sa i përket çmimit të biletave , Gara ka thënë se çmimet rregullohen nga kërkesat e tregut.

“Ajo se çka mund të bëjë ANP, është që të rrisë konkurrencën në treg ,në të cilën jemi duke punuar vazhdimisht.  Konkurrencën e rrisim me shtimin e linjave të reja në destinacionet ekzistuese apo me sjelljen e destinacioneve të reja”, tha Gara./Indeksonline/