Nis dezinfektimi i aeroportit “Adem Jashari”

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka filluar dezinfektimin e hapësirave të aeroportit si dhe automjeteve të shërbimeve operative, transmeton IndeksOnline.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara, përmes një statusi në facebook.
Ndryshe Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendimin për ndalimin e hyrjeve ajrore dhe tokësore nga disa vende që kanë shkallë të lartë të rrezikshmërisë nga koronavirusi dhe me shkallë të mesme.