75 Mall Live Search
14:47 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / A. M.

Aeroporti i Baselit anulon fluturimet për në Prishtinë, mbi 300 udhëtarë mbesin në pritje!

Në aeroportin e Baselit shumë qytetarë, që kishin për të udhëtuar për në Prishtinë, janë kthyer prapa pasi fluturimet janë anuluar pa paralajmërim në Euroaeroportin Basel-Mulhouse.

Avionët e tjerë për në Prishtinë ishin plot. Një tjetër fluturim nga kompania ajrore ALK (Boing B737-300), një kompani bullgare, dështoi.

Mbi 300 pasagjerë që kishin destinacion Prishtinën mbetën në pritje, raporton gazeta zvicerane Blick.

Njëri nga udhëtarët që mbeti në këtë aeroport ishte edhe M. Krasniqi, i cili tha se ka fëmijë që qajnë dhe pasagjerë që vazhdojnë të përpiqen të kontaktojnë me operatorin e tyre të fluturimit.

Euroaeroporti nuk dha asnjë arsye për anulimet.