Aeroporti i Brukselit anulon 110 fluturimet e nesërme
Aeroporti i Brukselit do të anulojë 110 fluturime të së mërkurës për shkak të mbajtjes së një greve mbarëkombëtare.
Ky anulim është nga numri total prej 203 fluturimesh hyrëse të ditë së nesërme.
Sipas raportimeve të mediave belge, zëdhënësi i aeroportit ka theksuar se stafi i sigurisë dhe të shërbimit tokësor të aeroportit do të marrë pjesë në grevë, e cila po mbahet në shenjë proteste ndaj planeve të kursimit të qeverisë.
Greva ka prekur transportin publik në pothuajse të gjithë shtetin dhe ka nisur të hënën.

