14:10 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aeroporti i Dubait më i frekuentuari në botë

Aeroporti i Dubait është konfirmuar si aeroporti më i frekuentuar në botë për udhëtime ndërkombëtare me 89 milionë pasagjerë në vitin 2018, njoftoi nga kompani që e menaxhon atë.

Aeroporti më i frekuentuar në përgjithësi është ”Atlanta”, në Xhorxhia, SHBA.

Dubai rrëmbeu titullin nga aeroporti i Heathrow në vitin 2014 dhe që atëherë e ka mbajtur për katër vite radhazi.

Ka 75 kompani ajrore që operojnë përmes aeroportit në Emiratet e Bashkuara Arabe, një qendër thelbësore për udhëtimet lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit.