75 Mall Live Search
11:09 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / L K

Aeroporti i parë që bën rregull, përqafimi dhe përshëndetja të zgjasë vetëm 3 minuta

Lamtumirat nuk janë të lehta, veçanërisht jo në aeroport. T’i thoni lamtumirë të dashurit tuaj mund të zgjasë shumë.

Por kjo është pikërisht ajo që ka shtyer drejtorin e aeroportit “Dunedin” të Zelandës së Re që të ndryshoi rregullat, shkruan Indeksonline.

Kjo është arsyeja pse ai e kufizoi shpejt kohën e lamtumirës në zonën e lëshimit në tri minuta .

Shenjat e reja tërheqin vëmendjen për këtë.

“Nëse keni nevojë për më shumë kohë, ju lutemi ta bëni këtë në venparkim”, thuhet në rregullat e reja të aeroportit.

“Sa më shpejt pasagjerët të thonë lamtumirë dhe të lëvizin nëpër aeroport, aq më mirë për pasagjerët e tjerë që presin në zonën e zbritjes”, shpjegoi drejtori./Indeksonline/