14:27 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aeroporti i Prishtinës lason shërbimin “Airport Helper” (Foto)

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka promovuar sot shërbimin e ri ‘Airport Helper’ një shërbim qe do t’u ofrohet shtesë udhëtareve të saj si aeroporti i parë në rajon me një shërbim të tillë.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara tha gjatë një konference për media se me këtë shërbim udhëtarëve do t’u ofrohet një shërbim më i mirë, raporton Indeksonline.

“Idea e ‘Airport Helper’ është që të gjithë punëtorët e aeroportit mund t’u ndihmojnë udhëtarëve për çka do që ata kanë nevojë. Jemi të lumtur që e kemi në funksion këtë shërbim. Duhet ta kemi një identifikim se ku mund të merren shërbimet shtesë. Këtë shërbim e kanë edhe aeroporti i Lionit, Romës, Mynhenit, Gjenevës, Napolit dhe Brukselit. Në Këshillin Ndërkombëtarë të Aeroportit do të kërkohet që të gjitha aeroportet evropiane ta kenë këtë shërbim. Stafi për të kryer shërbimin ‘Airport Helper’ është i trajnuar. Ky shërbim që kryhet nga stafi i trajnuar kryesisht do u ndihmojë më së shumti personave që udhëtojnë për herë të parë”, tha Gara. /Indeksonline/