75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Aeroporti i Prishtinës: Presim njoftimin zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës!

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” përmes një njoftimi ka thënë se janë duke pritur njoftimin zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeve.

Sipas zyrtarëve, qytetarët do të njoftohen me kohë për informocacionet e detajuara.

Njoftimi:

Të nderuar udhëtarë,

Ju njoftojmë, se jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeve.

Sapo të marrim një njoftim më të detajuar ne do të ofrojmë informacion shtesë për ju.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!