75 Mall Live Search
08:06 / E Martë, 21 Tetor 2025 / AR

Aeroporti i Prishtinës zhvillon ushtrim emergjence në shkallë të plotë

Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të organizojë një ushtrim emergjence në shkallë të plotë.

Si pjesë e këtij ushtrimi, do të jenë të përfshirë njësi zjarrfikëse, policore dhe autoambulanca, duke simuluar situata reale për të testuar gatishmërinë dhe koordinimin e institucioneve përgjegjëse në raste emergjence.

Ushtrimi ka për qëllim përmirësimin e përgjigjes ndaj situatave kritike dhe rritjen e sigurisë për pasagjerët dhe stafin e aeroportit.