Aeroporti i Tiranës, njofton rinisjen e fluturimeve, por ka një porosi për udhëtarët

“Tirana International Airport” njofton se rinisin fluturimet Tiranë – Stamboll me “Air Albania”, duke filluar nga 22 qershori 2020.
Me anë të një njoftimi të bërë në Facebook, TIA shkruan se të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen, duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve.
Njoftimi i plotë:
Fluturim i konfirmuar duke filluar nga 22.06.2020
✈️Tirana International Airport njofton se rifillojnë fluturimet Tiranë – Stamboll me Air Albania duke filluar nga data 22 Qershor 2020
Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufinjve.
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
Tirana International Airport