23:11 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Aeroporti i Vjenës ulë çmimin e testit të Covid 19

Çmimi i testit  PCR Covid 19 në Aeroportin e Vjenës do të ketë ulje gjatë ditëve të ardhshme. Duke filluar nga dita e shtunë, me datën 8 gusht, testin  e Covid 19 mund ta bëni për 120 euro, në vend të 190 euro sa ishte deri më tash, shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.

Zyrtarët e Aeroportit të Vjenës e justifikojnë këtë duke thënë se testet tani mund të bëhen më efikase. “Me këtë ofertë, e cila është unike në Austri, aeroporti mbështet luftën e autoriteteve austriake kundër pandemisë,” tha Günther Ofner, zyrtar i aeroportit.

Qendra Shëndetësore e Aeroportit të Vjenës tani është e hapur nga e hëna deri të dielën, me fillim nga ora 7.00 e  mëngjesit deri në orën 20.00 të mbrëmjes.

Rezultati i testit do të dërgohet me E-mail pas 3-6 orësh (gjatë fundjavave apo festave publike testi dërgohet ditën e nesërme).