15:07 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shënon arritje rekorde, shpërblehet udhëtari i 2 miliontë!

Të hënën, më 3 dhjetor 2018 në ora 09:45, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, do të shënojë arritje rekorde të numrit të udhëtarëve.

Me anë të një komunikate për media, bëhet e ditur se në këtë datë presin udhëtarin e 2 miliontë në hapësirat e Aeroportit që njëkohësisht paraqet edhe numrin më të madh të udhëtarëve përgjatë vitit në historinë e Aeroportit.

Për të shënuar këtë sukses të përbashkët, në Aeroport kemi organizuar një ngjarje që ka për qëllim shpërblimin e udhëtarit të 2 miliontë të Aeroportit si dhe informimin e gjerë për këtë të arritur të përbashkët.

Për udhëtarët si dhe për Aeroportin në përgjithësi, do të ishte shumë e rëndësishme pjesëmarrja juaj në ceremony si dhe nderimi i këtij evenimenti me një fjalim rasti.