14:16 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Afaristi llapjan propozohet kandidat për deputet, nga LDK-ja

Afaristi i suksesshëm llapjan, Visar Hoti, është propozuar kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në Podujevë.

Në postimin e tij në Facebook Hoti ka falënderuar strukturën e LDK-së në Podujevë për besimin e dhënë.

Ndërsa ka premtuar angazhim për fitoren e LDK-së.

Visar Hoti me profesion është ekonomist dhe vite më radhë ka punuar në sektorin bankar.

Të dashur familjarë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë,
Të respektuar qytetarë,

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, më ka propozuar kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky është nderi më i madh që më është bërë në jetë, kur dega më e fortë e LDK-së në Kosovës, ajo e Podujevës, e cila udhëhiqet nga Kryetari Agim Veliu me ka besuar të jem kandidat i saj për deputet.

Ky propozim sot është aprovuar edhe nga Keshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Duke qenë thellësisht mirënjohës për besimin e dhënë, shpreh gatishmërinë time të plotë që me gjithë potencialin tim të angazhohem për të dhënë kontribut në fitoren e madhe të LDK-së.

Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua, por bashkë do të dalim të suksesshëm.