16:54 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Afaristi nga diaspora paralajmëron investime të mëdha në Kosovë

Afaristi nga diaspora, kosovari Afrim Imeri që është bashkinvestitor i “San Pellegrino”, fabrikë e njohur e ujit dhe e shamponit, është pritur javën e kaluar në takim nga zëvendësministri Arian Daci.

Imeri pas takimit ka thënë se mbetet i përkushtuar që të sjell sa më shumë investime në Kosovë bashkë me mërgimtarët tjerë.

“Ishte kënaqësi e veçantë që e takova zv/ministrin Daci, me ç’rast mësova për mundësitë e investimit në atdheun tonë dhe përkrahjen që ofron Qeveria e Republikës së Kosovës. Unë dhe afaristë të tjerë mbesim të përkushtuar për të sjellë sa më shumë investime nga diaspora në Republikën e Kosovës, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’ia shlyejmë borxhin atdheut dhe ti kontribuojmë forcimit të mirëqenies së bashkatdhetarëve tanë”, ka thënë Imeri.

Në takimin e së premtes, Imeri dhe Daci folën për investimet e diasporës në Kosovë. Bëhet fjalë për investimin prej 7 milionë euro. /Indeksonline/