Afaristi nga Italia zotohet për sjelljen e investimeve të huaja në Kosovë
Afaristi shqiptar në Itali, Bedri Suka ka marrë pjesë në eventin “Alba Day”, në Romë.
Suka në Facebook shkruan se që nga viti 2006 ka punuar shumë për t’i sjell produkrer e Kosovës dhe Shqipërisë në Itali dhe Evropë.
“Dëshira dhe qëllimi im i ardhshëm është të sjell investitorë të fortë në Kosovë dhe në Shqipëri, t’i jap ekonomisë mundësinë të lulëzojë, ashtu siç e meriton populli shqiptar”, shkruan Suka.

