75 Mall Live Search
10:39 / E Martë, 09 Shtator 2025 / Z S

Afati i fundit sot, LDK-ja nuk dërgon komente në Gjykatën Kushtetuese

Afati i fundit për dërgimin e komenteve në Kushtetuese është dita e sotme, por këtë të drejtë nuk do ta shfrytëzojnë në Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Besian Mustafa në një prononcim për Indeksonline.

”Jo nuk do të dërgojmë komente” ka thënë Mustafa për Indeksonline.

Mustafa është pyetur edhe lidhur me atë se çka pritet të ndodhë pas datës 30 shtator, mirëpo lidhur me këtë Mustafa thotë se duhet pritur aktvendimi i Gjykatës.

”Fillimisht presim aktgjykimin e Kushtetutës”, ka thënë Mustafa.

Gjykata Kushtetuese më 5 shtator ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime ose të procedojnë për formimin e qeverisë së re.

Deputetët e Listës Serbe më 30 gusht i janë drejtuar Kushtetueses, lidhur me votimin për nënkryetarin serb në Kuvendin e Kosovës. Ankesa e tyre erdhi pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti pakicë joserb dhe serb./Indeksonline/