75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Afati kalimtar, Roma zgjohet “nga koma”, siguron dy qëndërmbrojtës, njëri nga ta anglezi i famshëm

Roma është duke përgatitur goditje të dyfishtë në afatin kalimtar. Skuadra e kryeqytetit italian është afër marrëveshjes me dy qëndërmbrojtës.

Chris Smalling që luajti si i huazuar te Roma edicionin e kaluar pritet që të jetë blerje e përhershme e kësaj skuadre.

12 milionë euro do t’i kushtojë Romës transferimi i Smallingut. Ai do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, me 3 milionë euro fitime në sezon.

Mbrojtësi i Torinos, Armando Izzo do të jetë blerja e dytë për romakët. 20 milionë euro vlerësohet blerja e 28-vjeçarit./Indeksonline/