Afati po i ecën partisë së saj, por Adriana Matoshi e ka “chill”
Deputetja dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi po shijon jetën me plot stil edhe në kohën kur partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje, po kalon ditë të ngarkuara politike.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Adriana shihet duke vallëzuar me shumë vetëbesim dhe një energji pozitive që e karakterizon gjithmonë.
E veshur me një kombinim tërheqës dhe modern, ajo ka marrë vëmendjen e ndjekësve me lëvizjet e saj plot “chill” atmosferë.
Ndërsa në skenën politike flitet për afate, marrëveshje e vendime, Matoshi duket se ka zgjedhur t’i qaset jetës me qetësi e buzëqeshje në stilin e saj të veçantë./IndeksOnline/

