13:55 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Afër 10 vetura të aksidentuara brenda një ore në Prishtinë [Video-Foto]

Moti me reshje të borës që po vazhdon në Kosovë ka rritur dukshëm numrin e aksidenteve në vend.

Në lagjen “Haxhi Zeka” në Prishtinë sot afër 10 vetura kanë qenë të përfshirura në aksidente dhe vet- aksidente.

Krejt kjo si pasojë e kushteve atmosferike që janë krijuar në këtë rrugë.

Një lexues i “Indeksonline” që ka dërguar video dhe fotografi të vendit të ngjarjes në redaksi shihet se si kanë probleme në qarkullim disa vetura.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme  materiale.

Kujtojmë se pikërisht në këtë vend para një muaji një veturë kishte goditur dy vajza.

Momenti kur vetura godet dy vajza në Prishtinë (+16)

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/