75 Mall Live Search
09:19 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / A. M.

Afër 100 automjete përfshihen në një aksident në ShBA

Rreth 98 makina dhe kamionë u përplasën në një pjesë të akullt të Oregonit në ShBA.

Në vend të ngjarjes dolën ekipet e urgjencës për të ndihmuar zhbllokimin.

Ndërkaq, ekipi mjekësor po çonin pacientët në spitale, por s’u dha ndonjë shifër zyrtare se sa persona u lënduan.

Disa të tjerë që s’u plagosën nuk mundën të vozisnin automjetet e tyre në këtë incident.