08:44 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Afro 1.000 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit, në Spitalin e Pejës

955 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam përfshirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

76 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

 Kanë qenë 13 lindje, 8 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 14 foshnje ngase njëra lindje ka qenë binjake. Sa i përket gjinisë 10 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 497 pacientë që në total kanë bërë 4,679 analiza. 15 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi./Indeksonline/