14:31 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Afro 20 mijë persona u dënuan më 2018, 18 mijë meshkuj e një mijë femra

Në gjykatat themelore dhe degët e tyre gjatë vitit 2018, të akuzuar për vepra penale kanë qenë gjithsej 28.696 persona, ndërsa me aktgjykim gjykues janë dënuar 19. 721 persona, prej tyre 1.011 ishin femra, ndërsa, 18,710 meshkuj.

Kjo bëhet e ditur në raportin “Statistikat e jurisprudencës për persona madhorë” për vitin 2018, publikuar sot nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK).

Krahasuar me vitin 2017, numri i të të akuzuarve në vitin 2018 është më i madh për 1.990 persona ose shprehur në përqindje për 7.4%. Ndërsa, numri i të të dënuarve është më i madh për 968 persona ose 5.2%, krahasuar me vitin 2017.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona madhorë, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale, si edhe personat e dënuar për kundërvajtje në vitin 2018.

Këto të dhëna ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit, mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, llojit të dënimit etj.