Afër 2000 gjoba trafiku, dhe 20 të arrestuar për 24 orë në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shqiptuar rreth 1 mijë e 915 gjoba trafiku.
Sipas raportit nga Policia e Kosovës, në këtë periudhë kohorë janë shkaktuar 18 aksidente me të lënduar ndërsa 39 aksidente ku kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, transmeton IndeksOnline.
Kurse, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona dhe gjashtë janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/
