Afër 3 mijë persona janë bllokuar në një anije, pasi 20 nga ta janë infektuar me koronovirus

Qindra australianë janë bllokuar në një anije lundrimi, në dhomat e tyre, pasi 20 udhëtarët u testuan pozitivisht për koronavirusin.
Anija Diamond Princess që transportonte 2.655 njerëz është e ankoruar në Yokohama, Japoni ku 20 pacientë të infektuar, përfshirë dy Australianë, janë dërguar në spital për trajtim, transmeton IndeksOnline.
Udhëtarëve të tjerë u është thënë të qëndrojnë në kabinat e tyre dhe nuk lejohen të largohen nga anija deri në dy javë.
Midis tyre janë 233 Australianë, duke përfshirë Olivia Capodicasa, nga Melbourne, e cila ishte në natën e fundit të lundrimit me gjyshen kur anija u mbyll.
Ajo i përshkroi kushtet si “ferr” dhe tha që kishte shikuar filma për të kaluar kohën.
“Ka qenë një ferr prej 24 orësh i mbërthyer këtu”, i tha ajo Sunrise të enjten në mëngjes.
Capodicasa tha se kontakti i vetëm i pasagjerëve me zyrtarët ka qenë përmes kapitenit i cili ka bërë njoftime në të gjitha dhomat. Ajo tha se u është kërkuar që të plotësojnë formularët nëse kanë nevojë për ilaçe./Indeksonline
