08:34 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Afër 40 mijë persona të prekur me Covid në Kosovë

Që kur janë shfaqur rastet e para me COVID-19 në Kosovë numri i të të infektuarve nga ky virus ka arritur në 39 mijë e 596 raste.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nga numri i përgjithshëm i rasteve 25 mijë e 1 persona janë shëruar nga koronavirusi.

IKSHPK-ja njofton se në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirusin kanë vdekur 1 mijë e 16 persona.

Numri i rasteve aktive është 13 mijë e 569.

Deri sot si të dyshuar për SARS COV-2 janë testuar 143 mijë e 988 persona.

Njoftimi nga IKSHPK-ja: Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes. Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579.