11:51 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

Afër 500 milionë shikues do ta shikojnë finalen e Champions Leageu mes Manchester City dhe Interit

150 milionë shikues nga e gjithë bota do ta ndjekin sonte finalen e Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit.

Ndeshja e cila zhvillohet në “Stadiumin Olimpik Atatürk” në Stamboll të Turqisë, do të shikohet në transmetim të drejtpërdrejtë nga 150 milionë shikues me mbulim që arrin në mbi 200 vende të botës, shkruan IndeksOnline.

Atyre do tu shtohen edhe 300 milionë fansa të tjerë që do të shikojnë ndeshjen në kanalet sociale të UEFA-s.

Këto janë vlerësimet e Nyon për një event që në media vlen sa Superbowl i cili këtë vit arriti 113 milionë spektatorë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshjen finale të Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit do ta përcjellin nga afër rreth 300 gazetarë të akredituar, 158 fotografë, 56 transmetues të radios dhe televizionit, të cilët janë të barabartë me mbajtësit e të drejtave pa pagesë dhe me pagesë.

Në fushën e lojës janë20 pozicione për TV live para ndeshjes por edhe 10 kamera të dedikuara për mediat sociale, të konsideruara gjithnjë e më strategjike. Midis kanaleve sociale, faqes së internetit dhe aplikacioneve. UEFA vlerëson ndërveprimet që mund të gjenerojë finalja e Ligës së Kampionëve në 1.2 miliardë./IndeksOnline/