13:25 / E Premte, 29 Korrik 2022 / A. M.

Afër 6 mijë foshnje kanë lindur në Kiev që nga fillimi i luftës

Rreth 9 mijë e 800 njerëz janë martuar në kryeqytetin ukrainas që nga shpërthimi i luftës në fund të shkurtit.

Lajmi u raportua nga një zyrtar ukrainas, i cili shtoi se 5 mijë e 795 foshnje kishin lindur në të njëjtën periudhë, prej tyre 3 mijë e 53 djem dhe 2 mijë e 742 vajza.

“Lufta vazhdon, sado e frikshme të tingëllojë kjo. Çdo ditë, agresorët hedhin raketa vdekjeprurëse mbi Ukrainën, duke vrarë ukrainasit paqësorë dhe fëmijët e tyre.Pavarësisht kësaj, ne besojmë se fitorja është e jona, sepse e vërteta është me ne dhe çdo ditë secili prej nesh bën gjithçka për të fituar”, tha zyrtari.

Tutje, ai u shpreh se e gjithë infrastruktura në qytet funksionon me gjendje ushtarake, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“E gjithë infrastruktura në qytet funksionon me gjendje ushtarake, çdo ditë rrugët e kryeqytetit janë plot jetë. Dhe çdo ditë në këtë vend ka lindje të reja”, u shpreh tutje ai.