10:20 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Afër kalimit te Barcelona lojtari që kishte shumë “lufta” me Messin

Barcelona është duke kërkuar në treg një mbrojtës të krahut të majtë.

Aktualisht te skuadra katalonase nuk ka asnjë alternativë për Jordi Alban, situatë e cila është që nga shitja e Dignes.

Së fundi po flitet se Felipe Luis do të jetë një nga blerjet e Barcelonës.

Mbrojtësi i Atletico Madrid është në fund të kontratës me skuadrën spanjolle dhe është duke shikuar mundësinë e largimit.

Barcelona është e interesuar për Luis dhe shumë shpejt pritet të fillojnë bisedimet. Luis njihet për duelet e tij të ashpra me Messin ndër vite./Indeksonline/