75 Mall Live Search
11:38 / E Martë, 14 Janar 2025 / L K

Afër marrëveshja midis Romës e Interit

Roma dhe Interi janë në bisedime për Davide Fratessin. Futbollisti i Interit ka kërkuar largimin në janar dhe Roma po e do me çdo kusht.

Marotta është i qartë, vlerësimi është 40 milionë, as një euro më pak.

Lëndimi i Calhanoglu ka frikësuar Interin që nuk po nënshkruan fletën përfundimtare të transferimit.

Blerja e Fratessit është kërkesa kryesore e Ranierit.

Për këtë transferim trajneri italian mund të sakrifikojë dy lojtarë, Cristante dhe Zalewski./Indeksonline/