75 Mall Live Search
09:32 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Aferdita Dreshaj feston dyvjetorin e martesës, bashkëshorti i bën befasi romantike

Aferdita Dreshaj është një grua e lumtur me një martesë po ashtu të lumtur.

Të paktën kjo është ajo që modelja e njohur servon në rrjetet sociale ku shfaqet përherë e buzëqeshur dhe plot shkëlqim në krahët e burrit, hokeisti çek, Jakub Kindl.

Çifti i njohur mbrëmë ka festuar përvjetorin e 2-të të martesës me pushime në bregdet dhe darkë romantike.

Ishte Afërdita ajo, që ka ndarë fotografi nga dita e tyre e veçantë, ndërsa që binte në sy dukja e saj elegante dhe format e mira të trupit.

“Sot 2 vjet, unë thash po përgjithmonë. Të dua më shumë se sa mund ta përshkruaj me fjalë. Urime përvjetori dashuria ime!”, ka shkruar Aferdita përkrah një fotoje pranë bashkëshortit.

Ndërsa në InstaStory ka treguar befasinë romantike që i bëri ai, duke i lënë një buqetë me lule në dhomën e saj./Indeksonline/