23:00 / E Martë, 05 Korrik 2022 / AR

Afërdita Dreshaj ka dy fjalë për ata që e paragjykojnë se shkon në pushime pa djalin

Afërdita Dreshaj është nisur për pushime dhe ka gjetur kohën t’iu përgjigjet ndjekësve të saj në Instagram.

Ajo ka rrëfyer se nuk kanë qenë pushime të planifikuara, por nga ato pushimet që konsiderohet “last minute”, teksa ka zbuluar se po udhëtojnë drejt Pragës, më pas drejt Italisë ose Greqisë. Mes pyetjeve natyrisht ka pasur dhe ato për djalin.

“Me kë e le djalin që ike?”, e pyet një ndjekës.

Afërdita përgjigjet: “Djali është me nanin…dhe besoj kur të kthehem çdo ligj dhe rregull do të jenë thyer”.