08:47 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Afërdita Dreshaj shkëlqen në krahët e tezes

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, tashmë është distancuar nga jeta aktive muzikore shqiptare, duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po vazhdon të merret me aktivitete në fushën e modelimit, shkruan Indeksonline.

Ajo është e martuar me milionerin çek, Jakup Kindl, dhe shfaqet vazhdimisht në krahët e tij nëpër paraqitjet e saj.

Por herë pas here ajo vjen edhe në Shqipëri e Kosovë ku ka miq e familjarë.

Së fundmi ajo ka publikuar imazhe në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke pozuar së bashku me tezen e saj.

Me një dukje në formën më të mirë, ajo u shpreh mjaft e lumtur në krahët e tezes. /Indeksonline/