11:06 / E Martë, 20 Tetor 2020

Afërdita Dreshaj shtatzënë, por trupi i saj duket ende kaq perfekt!

Vetëm pak ditë më parë modelja dhe këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj, njoftoj se është në pritje të ëmbël.

Ajo bashkë me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl, përmes një feste të vogël zbuluan se do të bëhen prindër për herë të parë.

Por, duke vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale, Afërdita po mahnit me formën e mirë fizike dhe kjo bie në sy edhe në një imazhe që ka hedhur së fundi ku shihet në krahët e partnerit.

E veshur në një fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë, Afërdita dukej elegante, joshëse dhe më e bukur se kurrë më parë.

Ndërkohë, rikujtojmë se Afërdita dhe Jakubi, do bëhen prindër të një djali./Indeksonline/