14:19 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Afërdita pas martesës shfaqet me trup në formë por jo freski në fytyrë!

Afërdita Dreshaj ka publikuar një imazh të ri në llogarinë e saj në “Instagram”, transmeton Indeksonline.

Ajo është parë e veshur me farmerke, bluzë, xhaketë dhe çizmet të gjata.

Afërdita dukej në formë të mirë trupore por jo edhe aq e freskët siç jemi mësuar ta shohim në fytyrë.

“Paqe dhe dashuri” ka shkruar ajo bashkangjitur me imazhin.

Ndryshe, Afërdita në verën e vitit 2018 është martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl./Indeksonline/