13:01 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Afërdita pozon në bikine, thotë se ndejnë mallë për pushimet

Pandemia Covid-19 ka bërë që izolimi të shkaktojë pasoja të shumta, sidomos ekonomike.

Por, me fillimin e ditëve të ngrohta të verës, të gjithë po ndjejnë mallë për plazhin dhe kohët e kaluara në bregdet.

Për këtë është përmalluar edhe modelja shqiptare që jeton në Amerikë, Afërdita Dreshaj.

Bukuroshja bionde ka publikuar një fotografi, ku shihet e veshur vetëm në bikini teksa trupi i saj seksi dhe i formësuar bie në sy.

“Me mendje jam këtu”, ka shkruar Afërdita sipër imazhit.

Ndërkohë, kujtojmë se Afërdita është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl./Indeksonline/